Dita Botërore e Turizmit (World Tourism Day), që festohet çdo vit më 27 shtator, është një vëzhgim botëror që synon të nxjerrë në pah vlerat sociale, kulturore, politike dhe ekonomike të turizmit.
Me temë “Turizmi dhe Zhvillimi i Komunitetit”, këtë vit dita ndërkombëtare e turizmit u fokusua në aftësinë e tij për të fuqizuar njerëzit dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë ndryshime në komunitetet e tyre lokale .
Edhe në Muzetë e Krujës kësaj dite iu kushtua një vëmendje e vecantë.Vizita në të 2 muzetë ishte falas dhe turistëve të shumtë që vizituan Krujën në këtë ditë iu shpërndanë broshura me informacione shqip – anglisht.

Për të dhënë një panoramë të qartë sa e frekuentuar është Kruja nga turistët po japim numrin dhe vendin nga ishin vizitorët e sotëm në muzetë e Krujës :

Vizitorë familjarë shqiptarë: Shqipëri (93) Kosova(62), Maqedonia(22) Turistë të organizuar ose individualë: Hungarezë(80), Polakë(36), Francezë(33),Gjermanë(23),,Amerikanë (21), Bullgarë(15),Italianë (10),Anglezë(8),Turq(7),Rusë(6),Cekë(2),Holandezë(2),Iranianë(2).
Nxënës shkollash të mesme nga Kosova (484).

Me një shifër të kaq të lartë vizitueshmërie del në pah dhe rëndësia që ka turizmi në zhvillimin ekonomik, social e kulturor në Krujë.